Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E dielë 3.09.1995

Pse "vrau veten" Drejtori ekzekutiv i Bankes italo-shqiptare

"Në të vërtetë kohët e fundit nga Shqipëria atij i ishin bërë shumë telefonata dhe disa operacione nën përgjegjësinë e tij (pa vetëdije ose i shtrënguar nga dikush) kishin përfunduar në lenten zmadhuese të hetuesve, ndoshta jo fort të bindur për pastërtinë e parave që futeshin në këtë bankë." Presedenti Berisha, kryeministri Meksi shkelin Kushtetutën?! Dylber Vrioni qeveritar dhe president i Bankës Italo - Shqiptare në mënyrë antikushtetuese - Deputetët që dhanë besimin “u mashtruan” nga qeveria (?) Ministri i Financave të Shqipërisë z. Vrioni është president i bankës ITALO - SHQIPTARE!! Ç’fshëhin postet?! GUVERNATORI I KOMITETIT TË SHOQËRISË SË KURSIM-KREDITIT NË SHËRBIM TË EKZEKUTIVIT TË BANKËS ITALO SHQIPTARE Faksimile nga artikuj te botuar ne "Zërin e Popullit" “Diçka tepër e rëndë duhet të ketë ndodhur në institucionin ku im shoq ishte drejtor në Shqipëri”, thotë Mary Jane Pancani, me origjinë amerikane. “Prej kohësh ishte depresiv dhe i mërzitur. Lexoni ne faqen 3
Berisha Aleksandër Meksi Dylber Vrioni Mary Jane Pancani Shqipëri

Pushteti gjyqësor përsëri i rrezikuar

Nenvizojme Pushteti gjyqësor përsëri i rrezikuar -Çfare po pergatitet kunder Zef Brozit? Ajo që pritej e u parashikua nga disa analistë, se fundi i gushtit dhe shtatori do të jenë ditët e sulmit ndaj kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi u vërtetua këto ditë. Si gjithnjë “goditjen me artileri të rëndë”, për të avancuar më tej me mjete të tjera sipas llojit “10 goditje staliniane”, e nisi gazeta e partisë në pushtet, “RD” e cila sikur të shpallte një tender-politik për shitjen e Zef Brozit e reklamoi atë “si sigurims, sharlatan, antikushtetues etj” dhe në ditët më pas ajo botoi dy fotografi fishe oficeriësh të hartuara nga dosjet e arkivit të kuadrit të MPB që aktualisht janë punonjës të Gjykatës së Kasacionit, të cilët sipas RD-së paskan qenë oficerë sigurimi, por siç rezulton i tërë ky paskan qenë një show, sepse si pohojnë vetë “të reklamuarit në fotografi” në RD, këto s’qenë gjë veçse truke fotografike e propagandistike, ku implikohen një ish roje i kryeministrisë dhe një ish-mësuese frëngjishteje. Por harron RD-ja se sa ish-oficerë sigurimi për të cilët nuk ja vlen të përmenden emrat të bëjnë pjesë sot në strukturat e SHIK-ut, të MPB deri në togat e sigurimit të liderëve të lartë të shtetit? Harron RD-ja se në arkivat e MPB mund të gjenden e të sajohen edhe fotografitë e Ali Spahisë e Pjetër Arbnorit me rroba polic, apo e Tritan Shehut si oficer i ushtrisë popullore? Në vazhdën e akuzave ndaj Zef Brozit RD-ja botoi edhe një vendim gjyqësor që ka të bëjë me një të akuzuar për krimin e “agjitacion-propagandës” të vitit 1989, i cili është mbyllur për mjekim të detyruar në spital dhe me këtë rast gjyqtari i çështjes Zef Brozi akuzohet për “genocid komunist”. Mirë Zefi që paska mbyllur në spital një të papërgjegjshëm, por harron RD-ja që janë ata që i shërbejnë sot pushtetit politik të PD-së si Rustem Gjata, Arben Qeleshi, Genc Gjokuta etj, që kanë dënuar në gjyq e në burg qytetarë të dënuar për krimin e agjitacion propagandës. Edhe këta vallë do të përgjigjen një ditë për “genocid komunist?” Në sulmin frontal kundër Zef Brozit u hodh dhe ministri i Drejtësisë z.H.Frasheri. Madje një senacë e mbledhjes së qeverisë u kushtua “veprimtarisë antikushtetuese” Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit se (vijon ne faqen 2)
H. Frashëri Ali Spahia Pjetër Arbnori Tritan Shehu Rustem Gjata Shqipëri

Kuçova kërkon lirimin e deputetit të saj Fatos Nano

Miting i madh i socialistëve. Marrin pjesë nënkryetarët e PS Namik Dokle e Luan Hajdaraga Pardje pasdite në parkun e lojrave të Kuçovës u organizua një miting i madh i socialistëve të Kuçovës, me mbështetje të kërkesave mbarëshqiptare për lirimin e deputetit të tyre, Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Përveç mijëra qytetarëve nga qyteti kishin ardhur edhe shumë anëtarë e simpatizantë të PS nga Perondia, Kozara madje edhe nga Dragoti. Lexoni ne faqen 2
Namik Dokle Luan Hajdaraga Fatos Nano Kuçovës Perondia Kozara Dragoti

Kryetari i Gjykatës së Kasacionit njofton

Ditën e martë, datë 5 shtator 1995, ora 9.00 Kryetari i Gjykatës së Kasacionit z. Zef Brozi dhe drejtori i Drejtorisë së Sigurimërisë në këtë Gjykatë, presin në takim ballafaques të gjithë qytetarët dhe subjektet shtetërore, të cilët kanë ankesa për pezullimet e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Në këtë takim ftohen Kryeministri z. A. Meksi, Ministri i Drejtësisë z. H. Frashëri, Këshilltari Juridik i Presidentit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësues të Trupit Diplomatik, gazetarë, avokatë. Kërkojmë Televizionit Shqiptar që të pasqyrojë gjerësisht këtë ballafaqim. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, 2 shtator 1995
H. Frashëri Aleksandër Meksi Kodra

“Ortek “ golash ne javen e parë

Kampionati i 57 -të Kombëtar i Futbollit Ka nisur me “ortek” golash java e parë e kampionatit, me tri pikë e para të Tiranës, me fitore të thellë të Apollonisë, Skënderbeut dhe Partizanit, me barazimin e papritur të Tomorit në Shkodër dhe me vetëm 0:0 të Shqiponjës përballë Elbasanit në Gjirokastër. Bushi i Tiranës dhe Kodra i Partizanit janë të parët golshënues në shifrën e dy golave në ndeshjet e javës së parë, ndërsa Grabocka i Sopotit pati fatin të shënojë emrin i pari golshënues i këtij kampionati në minutën e 11-të. Djemtë e Memës kanë justifikuar besimin, por edhe titullin kampion që mbajnë, duke i shkaktuar Laçit të parë humbëse pas një viti në fushën e tij. Tirana bashkë me fitoren janë provon edhe variantin e ri të FSHF-së për tre pikë në fushë kundërshtare. Olimpik (Dinamo) përjeton krizën e saj duke humbur në Korçë thellë 3:0, ndërsa Partizani starton në pjesën e dytë mbi krutanët duke shënuar shifër më të lartë të golave. Besa triumfon mbi Flamurtarin me ambicje, Apolonia një shpresë e re, ndërsa Peqini pati rezistencën e madhe të Sopotit. Vetëm barazim 0:0 i Gjirokastrës dhe pse Shqiponja ka në gjirin e saj ish golshënuesin më të mirë Shehu. Vllaznia-Tomorri 1:1 Laçi-Tirana 2:3 Partizani-Kastrioti 4:2 Albpetrol-Teuta 2:1 Shqiponja-Elbasani 0:0 Shkumbini-Sopoti 2:1 Besa-Flamurtari 1:0 Skënderbeu-Olimpik 3:0 Apollonia-Besëlidhja 3:0
Grabocka Mema Shehu Shkodër Gjirokastër Korçë